Kujdes, ky pozicion seksual mund të jetë fatal për meshkujt

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një studim i fundit ka zbuluar se meshkujt që eksperimentojnë në dhomat e gjumit po e paguajnë shtrenjtë. Kërkuesit shkencorë në Brazil kanë dalë në përfundimin se pozicionet më të rrezikshme gjatë seksit për meshkujt janë kur femra është sipër ose kur praktikohet stili i qenit, pasi mashkulli mund të pësojë këputje në penis. Ndërsa pozicioni më i sigurt është misionari, me një rrezik thyerjeje vetëm 21%.marrdhenie seksuale

Mjekët arritën në këtë përfundim pasi shqyrtuan pacientë të ndryshëm të cilët kishin pësuar “këputje në penis” përgjatë 13 viteve. Pjesa më e madhe e thyerjeve shkaktohen kur femra është sipër, pastaj vjen stili i qenit, i cili është shkaktar i gati 29% të këputjeve të penisit.

Studimi i publikuar në “Advances in Urology” thotë se problemi me pozicionin kur femra qëndron sipër është se ajo ushtron forcë me të gjithë peshën e saj në organin mashkullor. Kur gjërat shkojnë keq, femra as që e kupton. Ajo ndalon vetëm kur dëgjon ulërimat e partnerit. Ndërsa në pozicionet ku mashkulli ka kontrollin, ai mund ta ndalojë menjëherë procesin nëse ka dhimbje. Pozicione të tilla të rrezikshme mund të shkaktojnë edhe impotencë, gjendje kur një mashkull nuk mund të ketë ereksion (ngritje të organit mashkullor) në atë nivel dhe me atë fortësi sa për të kryer marrëdhënie seksuale.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?