KUJDES!!! Mungesa dhe problemet e gjumit mund të shkaktojnë këto 2 sëmundje shumë të rrezikshme për shëndetin

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

pacient-doktorrSipas studimeve të fundit është kostatuar se të rriturit e moshës 18-64 vjeç duhet të flenë rreth 7-9 orë gjumë në natë, ndërsa personat mbi 65 vjeç 7-8 orë gjumë në natë. Format e çrregullta të gjumit ndikojnë rëndë në shëndet dhe mirëqenie. Gjumi i varfër është i lidhur me dhimbjet e mëdha, depresionin dhe ankthin. Raportet e publikuara në Revistën Europiane konstatojnë se cilësia e keqe e gjumit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës në 48% dhe goditjeve në tru në 15%.

Cilësia e keqe e gjumit konsiderohet si faktor edhe më përcaktues në rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare nëse shoqërohet me pirjen e duhanit, mungesën e aktivitetit fizik dhe një diete të varfër. Mungesa kronike e gjumit rrit nivelet e hormoneve të stresit që kontribuojnë për sulm në zemër, goditje dhe presion të lartë të gjakut.

Këshilla për një gjumë sa më të rehatshëm:

  • Shkoni të flini në të njëjtën kohë çdo natë, mundësisht rreth orës 22:00.
  • Fikini dritat, sepse errësira sinjalizon trupin për prodhimin e hormonit melatoninë, hormon që ndikon në një gjumë sa më të mirë.
  • Mos hani ushqim 2 orë para se të flini.
  • Pini çaj kamomili 1 orë para se të flini, sepse do t’ju qetësojë.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra