Kujtoi se kishte gurë në veshka, rezultoi që ishte shtatzënë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

stephanie-jaegers

Ngjarja ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një grua njoftoi bashkëshortin e saj duke i thënë se duhej të shkonte në spital pasi kishte dhimbje të mëdha dhe mendonte se me shume shanse ajo vuante nga gurët në veshka, por që rezultoi diçka komplet tjetër dhe e papritur, gruaja ishte shtatzënë dhe për më tepër në prag lindjeje. Kur Stephanie Jaegers telefonoi bashkëshortin e saj Michael, ajo shpresoi se kur të shkonte në spital mjekët do të kuronin “gurët që ajo kishte në veshka”, por në fakt mjekët bënë një eko dhe i thanë se ajo ishte në muajin e nëntë të një shtatzënie të shëndetshme.

Stephanie shprehet se lajmi erdhi komplet i papritur, dhe se ajo e besoi vetëm kur dëgjoi rrahjet e zemrës së fëmijës. Stephani, nënë e katër fëmijëve tashmë, tha se ajo nuk kishte pasur asnjë shenjë shtatzënie para se të kishte dhimbjet, madje ajo thekson edhe faktin se gjatë 9 muajve të fundit ajo kishte pasur një cikël menstrual mjaft të rregullt. Ajo gjithashtu ndodhej edhe në fazën para menopauzës dhe gjëja e fundit që ajo priste ishte një shtatzëni. Pavarësisht të gjithave, ajo solli në jetë një djalë të shëndetshëm që peshon 3 kg dhe 200 gr, të quajtur Shaun. Çifti i njoftoi të gjithë për surprizën e këndshme nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Burimi: New York Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet