Kryefaqja Femijet Kulloshtra, eliksiri i rinisë

Kulloshtra, eliksiri i rinisë

0
Shpërndaje

Blerina Bombaj, dietologe

Kulloshtra është lëngu i hollë i prodhuar ditët e para nga nënat që ushqejnë foshnjat e porsalindura me gji. Prodhohet me shumicë në ushqyerjet e para dhe pakësohet në ato që pasojnë. Kulloshtra kalon nga nëna të fëmija imunoglobulinat – antikorpet, për t’i aktivizuar atij sistemin imunitar mbrojtës. Kulloshtra ka efekte të jashtëzakonshme ekuilibruese për imunitetin.

qumesht lopeKulloshtra e viçit ka strukturë pothuajse identike me atë të njeriut. Studimet i kanë atribuar një sërë të mirash për shëndetin përdorimit të kulloshtrës. Ajo ndikon pozitivisht në aparatin tretës dhe në përthithjen e lëndëve ushqyese prej tij, rregullon imunitetin, metabolizmin dhe ul inflamacionin.

Kulloshtra dhe aparati tretës

Aparati tretës është përgjegjës për përthithjen e lëndëve ushqyese, detoksifikimin e imunitetit tonë. Sot besohet se mikrobioma e aparatit tretës kontrollon 70% të imunitetit tonë. Rolin kryesor këtu e merr imunoglobulina sekretuese sIgA.

Persona me probleme kronike të aparatit tretës, sindromën e zorrës së irrituar, kandidias, sëmundje të kronit, kolit ulceroz dhe autizëm, kanë zakonisht nevele të ulëta të kësaj proteine. Infeksionet e vazhdueshme, toksinat e ambientit dhe mënyrë e varfër e jetesës mund të jenë shkaqet kryesore pas këtij fakti.

Kulloshtra është substanca më efikase në plotësimin e imunoglobulines IgA në zorrë. Kulloshtra ofron përbërës riparues për shtresën e dëmtuar në sipërfaqe të zorrëve. Qelizat e aparatit tretës zëvendësohen çdo 3 ditë dhe kulloshtra ndihmon në shërimin e sipërfaqeve të dëmtuara apo të “hapura” duke kontrolluar tejkalueshmërinë e aparatit tretës.

Kulloshtra dhe sistemi imunitar:

Në kulloshtër gjenden 100 herë më shumë antikorpe se në qumështin e zakonshëm. Ajo është e pasur edhe në faktorë transferues që edukojnë dhe modifikojnë sistemin imunitar të jetë i aftë të bëjë identifikimin me sukses të agjentëve të caktuar. Këta faktorë ndihmojnë të bëhet dallimi midis indeve pjesë përbërëse të trupit dhe organizmave patogjenë apo rritjes anormale të një masë.

Këta faktorë transferues të kulloshtrës janë në gjendje të “qetësojnë” një sistem imunitar të “kurdisur” duke përmirësuar inteligjencën e qelizave të tij dhe duke e bërë atë me rezultativ.

Imunoglobulinat e kulloshtrës mund të shpëtojnë jetën për dikë që vuan nga pamjaftueshmëria e sistemit imunitar (AIDS), duke i dhënë mbrojtje kundër mikrobeve kërcënuese për jetën, gjë të cilën është i paaftë ta bëjë vetë, pasi virusi HIV i ka shkatërruar qelizat e tij imunitare.

Si ta marrim kulloshtrën?

Fillimisht është mirë të fillohet me doza 250mg në ditë, në stomak bosh me 1 gotë ujë. Më pas mund të shtojmë dozën gradualisht deri në 1gr në ditë.

Studimet e fundit:

Ndër studimet e fundit janë publikuar të dhëna mjaft interesante për efektet e kulloshtrës në performancën e personave që vuajnë nga sëmundja e alcajmerit.

Kulloshtra mund të ndihmojë sportistët të rrisin masën muskulare dhe kapacitetin energjetik.

Personat që vuajnë nga diarreja mund të përmirësohen ndjeshëm me konsumin e kulloshtrës në formë kapsulash.

Marrja e kulloshtrës në formë suplementi për një kohë të caktuar mund të ndihmojë personat që vuajnë nga myku, sidomos kandida.

Përfundimisht:

Jo më kot kulloshtra është quajtur ëeliksiri i rinisë! Ajo përmban jo vetëm antitrupa që forcojnë imunitetin, por edhe një gamë të gjerë përbërësish që ndihmojnë rritjen dhë rigjenerimin me efekt anti-plakje. Këto efekte të saj janë vënë në dukje nga njerëzimi që në kohën e faraonëve të Egjiptit të cilët e konsumonin për të qenë të pavdekshëm! shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here