Kur duhet të pini më shumë ujë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

Një person mund të mbijetojë vetëm disa ditë i privuar nga uji. Dy të tretat e peshës trupore është e përbërë nga uji dhe çdo organ, çdo qelizë dhe çdo ind në trupin tonë varet nga uji. Uji mban temperaturën e trupit, ndihmon tretjen, lubrifikon sytë dhe kockat, mban lëkurën të shëndetshme dhe ndihmon në heqjen e toksinave të dëmshme dhe mbeturinave nga trupi. Numri i njerëzve të cilët nuk janë të vetëdijshëm për sasinë e ujit që ata të humbasin çdo ditë, është i madh dhe për shkak të kësaj ata bëhen të dehidratuar kronikë.

Diabetikët dhe atletët kanë rrezik më të lartë të dehidrimit në krahasim me personat e tjerë. Është më e lehtë për të njohur kur kemi të bëjmë me dehidratim nëse dikush kupton simptomat. Hidhni një sy shenjave paralajmëruese të cilat tregojnë se trupi juaj mund të ketë nevojë për më shumë ujë.

Dhimbje koke: është një shenjë që tregon se trupit mund t’i mungojë uji. Kur trupi nuk është hidratuar mjaftueshëm, mund të keni dhimbje koke konstante.

Përqëndrim i dobët: truri i njeriut është i përbërë nga 90% ujë, kështu që me siguri do të japë shenja nëse është i dehidratuar. Mangësia teujit në tru mund të çojë në ndryshime në funksionet njohëse dhe në humor.

Frymë të pakëndëshme: nëse trupi është i dehidratuar, goja prodhon më pak pështymë, e cila ka veti antibakteriale. Si rezultat, do të zhvillohen më shumë në gojë, duke shkaktuar frymë të keqe. Pështyma gjithashtu mbron dhëmbët nga dëmtimi dhe prishja, duke krijuar mbrojtje përreth tyre.

Kapsllëk dhe probleme të tretjes: uji ndihmon trupin në procesin e tretjes si dhe në absorbimin e ushqyesve, me vitamina. Për më tepër, ai mban fleksibilitetin e traktit digjestiv dhe kjo e mban atë të pastër. Në këtë mënyrë, uji parandalon kapsllëkun dhe siguron mirëfunksionim të zorrëve. Mungesa e ujit mund të çojë në dispepsi dhe urth./

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve