Kur zakonet na shëndoshin

Rolina Naço, dietologe

Një nga zakonet më të këqija që na mësojnë që fëmijë, është se duhet ta mbarojmë të gjithë ushqimin që kemi në pjatë. Disa shprehen se luga e fundit është kismeti ynë, disa na vënë në faje se gjynah çfarë do të bëhet me ushqimin që ka mbetur e që do tryezatë duhet të flaket, disa na vënë në siklet se i ofendojmë nëse nuk e hamë të gjithë, na thonë 2 të rrahura bëjnë keq, jo 2 të ngrëna, të tjerë na bëjnë moral se nuk është mirë e kështu me radhë. Ndërkohë porcionet janë rritur tmerrësisht!

Zakonisht, kur jemi të ftuar, na mbushin pjatën dhe nuk përdoret sistemi i të vënit të ushqimit në mes të tryezës dhe të gjithë të marrin çfarë duan dhe sa duan.

Më e rëndësishmja të respektojmë zgjedhjen e tjetrit, për shembull, nëse nuk do të hajë, nuk kemi pse i mbushim mendjen të hajë ose të prishë regjimin e tij, apo të pijë alkool edhe pse po pi ilaçe, apo të pijë alkool edhe pse po i jep makinës, të hajë ëmbëlsirë edhe pse ka diabet dhe shumë situata të tjera, që i kemi jetuar të gjithë.

Jo detyrimisht duhet të mbaroni gjithë pjatën, sidomos kur pjata është e madhe apo e mbushur plot. Kini kujdes kur jeni me ilaçe apo kur vuani nga ndonjë sëmundje: shmangni çdo ushqim apo pije që ju dëmton.

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?