Kura bimore për infeksionet e aparatit urinar

Nga doktori i shkencave Sami Galanxhi

Acanthus spinosus, gjembac, dashtra

Bima në foto njihet me emrat: Acanthus Spinosus, gjembaç, dashtra

Në infeksionet dhe çrregullimet e aparatit urinar, në rërë e kalkulozë urinare dhe në sëmundjet prostatike (në meshkuj) që shoqërohen edhe me dituri e vështirësi urinimi, mjekësia popullore shqiptare rekomandon edhe këtë skemë mjekimi:

33 fara (kokrra) gjembaçi, zihen në 9 filxhana ujë derisa të mbeten 3 filxhana lëng që pihen gjatë ditës (mëngjes-para buke, në drekë dhe në darkë, pas buke, përpara gjumit).

Dita e dytë- në kullesë shtohen përsëri 9 filxhana ujë dhe zihen derisa mbeten 3 filxhanë që pihen gjatë ditës së dytë. Kështu vijon edhe dita e tretë e mjekimit.

Kura: 100 fara (kokrra) gjembaçi, me përsëritje: 7 -10 ditë pushim.

Mjekimi mund të përsëritet edhe mbas 3-5 muajve sipas gjendjes e rastit.

Kujdes! Kurat e dhëna në këtë faqe nuk duhet të merren pa konsultimin me mjekun përkatës

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit