Kura më e mirë natyrale për të luftuar sëmundjet e mishrave të dhëmbëve!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

mishra dhembeshNjë faktor që stimulon këtë problem është higjiena jo e mirë orale, sipas një studimi të publikuar në Journal of Periodontology Online. Një tjetër faktor rreziku është gjenetika, 30% e popullsisë janë të prekur nga ky problem.

Një tjetër faktor që shkakton këtë sëmundje është pirja e duhanit.

Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve mund të përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin tuaj oral, sidomos nëse nuk trajtohen. Në fakt, kjo gjendje në fund të fundit mund të rezultojë në humbjen e dhëmbit. Duke njohur simptomat e hershme dhe duke reaguar menjëherë mund të shmangni shumë probleme. Nëse nuk e trajtoni këtë problem në kohën e duhur, operacioni mund të jetë i pashmangshëm.

Ja disa mënyra alternative për të parandaluar këtë problem!

Vitamina C: Përfitimet shëndetësore të vitaminës C në lidhje me problemet me mishrat e dhëmbëve kanë qenë të njohura prej kohësh.  Kjo vitaminë mund të ndalojë gjakderdhjen dhe ënjtjen. Sipas një studimi nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisko, marrja e pamjaftueshme e vitaminës C, mund të përkeqësojë gjendjen e mishrave si dhe gjakderdhjen.

Aloe Vera: Një studim i publikuar në Gazetën e Shoqërisë indiane të Periodontologjisë ka gjetur se aloe vera është jashtëzakonisht e dobishme për shërimin e sëmundjeve periodontale. Studimi, i cili përfshinte 15 subjekte, gjeti se kur Aloe Vera merret në formë orale, ul peshën e sëmundjeve të ndryshme të mishrave të dhëmbëve.

Gjithashtu mund të përdorni produkte të bazuar në aloe vera, të tilla si lëng, gargarë, dhe pastë dhëmbësh, pasi këto produkte mund t’ju japin të njëjtin efekt si xheli i grimcuar nga aloe vera.

Burimi: healthyfoodteam/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi