Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Ftohja është një lloj infeksioni që shkaktohet nga viruse të ndryshme. Disa nga simptomat më të zakonshme të ftohjes janë: dhimbje koke, hundë të kuqe, kollë, temperaturë të lartë, sy të skuqur, dhimbje fyti, dhimbje të trupit etj.
Nëse keni këto simptoma, duhet të merrni menjëherë mjekimin e duhur, pasi mund të prekeni nga infeksione të rrezikshme, si bronkit apo pneumoni.
Më poshtë mund të gjeni disa kura natyrale që mund të luftojnë ftohjen dhe nuk japin asnjë efekt anësor.
Hudhra – Vetitë antibakteriale dhe antivirale të hudhrës janë shumë të dobishme për lehtësimin e simptomave të ftohjes. Hudhra është e mirë për sistemin imunitar, ndihmon për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe nxjerrjen jashtë trupit të toksinave.
- Përzieni bashkë një thelbi hudhër, dy lugë çaji lëng limoni, një lugë çaji mjaltë dhe gjysmë luge çaji piper i kuq. Konsumojeni atë çdo ditë derisa të lehtësohen dhimbjet.
- Zieni katër deri pesë thelpi hudhre të copëtuara në një filxhan ujë dhe shtoni një lugë çaji mjaltë. Konsumojeni 2 deri 3 herë në ditë.
Mjaltë – Nëse keni dhimbje fyti, atëherë është mirë që të konsumoni mjaltë. Sasia e lartë e vlerave ushqyese dhe enzimave tek mjalti ndihmon për zhdukjen e baktereve dhe viruseve që shkaktojnë ftohjen.
- Përzieni një lugë çaji lëng limoni dhe dy lugë çaji mjaltë. Konsumojeni atë çdo ditë orë për të lehtësuar dhimbjet e fytit dhe luftuar ftohjen.
- Nëse doni mund të konsumoni vetëm një lugë gjelle mjaltë organik.
Xhenxhefil – Kjo bimë barishtore është shumë e mirë për trajtimin e ftohjeve të zakonshme, për shkak të vetive të saj antibakteriale, antivirale dhe anti-inflamatore.
- Konsumoni çaj me xhenxhefil, lëng limoni dhe mjaltë.
- Mund të bëni edhe një pastë me xhenxhefil, karafil dhe kripë dhe të konsumoni gjysmë luge dy herë në ditë.
Supa e pulës – Kjo supë është e pasur me lëndë ushqyese dhe vitamina të ndryshme që ndihmojnë në trajtimin e simptomave të ftohjes. Vetitë e larta të antioksiduesve tek supa e pulës gjithashtu përshpejtojnë procesin e shërimit.
Supën e pulës mund ta përgatitni në shtëpi me perime organike dhe pulë. (Lexoni një recetë me supë pule për të kuruar ftohjen).
Qepa e kuqe – Nëse jeni ftohur, mund të bëni në shtëpi një shurup me qepë të kuqe. Për këtë ju mjaftojnë vetëm qepët dhe mjalti.
- Prisni dy ose tri qepë horizontalisht. Vendosni një copë qepë në një kavanoz dhe shtoni mjaltin. Përsëriteni këtë proces derisa të mbushet kavanozi.
- Mbylleni mirë kavanozin dhe lëreni për 12-15 orë. Kur ta hapni kavanozin do të shikoni që përzierja është bërë e lëngshme, si shurup.
- Pini një lugë nga ky shurup disa herë në ditë për të lehtësuar dhimbjet e fytit dhe simptoma të tjera të ftohjes.
Burimi: Top 10 Home Remedies / https://shendeti.com.al/


