Kura natyralë për të trajtuar herpesat në lëkurë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

herpesaqwHerpesi është një sëmundje virale që shfaqet si një skuqje e lëkurës duke shkaktuar dhe dhimbje,  në një zonë të vogël të trupit, normalisht në buzë. Para se të shfaqet, mund të keni dhimbje koke dhe temperaturë, por është shpesh aq e lehtë sa që shumica e njerëzve nuk ja venë veshin.

Herpesi shkaktohet nga i njëjti virus që shkakton sëmundjen e lisë. Nëse keni kaluar linë kur keni qënë fëmijë, virusi është ende në trupin tuaj dhe mund të shkaktojë herpes në qoftë se sistemi juaj imunitar dobësohet.

Një nga alternativat për të kuruar herpesat në lëkurë është vaji livando. Ky vaj është antiviral, anti-inflamator, analgjezik dhe një mundësi efektive për të luftuar virusin. Ai gjithashtu ju ndihmon të ndjeheni të relaksuar dhe të përgjumur në qoftë se e përhapni në lëkurë.

Vaji i karafilit është një tjetër alternativë për kurimin efektiv të herpesit. Ky vaj është tepër i fuqishëm, anti-viral, anti-inflamator, dhe analgjezik dhe rrjedhimisht, mund të trajtojnë virusin, infeksionin. Ky vaj është më i plotë se vaji livando, kështu që duhet të jetë i holluar më shumë në qoftë se doni ta aplikoni direkt në herpes.

Burimi: http:/www.topnaturaltips.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?