Kush preken me shumë nga infeksionet mykotike?

bebi duke qarePërgjigjja nga dermatologia Violeta Dajçi

Nuk ka një rregull të mirëfilltë, por si çdo infeksion tjetër, mundësia e marrjes është më e madhe në jetën kolektive (fëmijët e kopshteve, ushtarët etj), në ambientet publike (plazhet dhe sidomos pishinat), dhe në ambientet familjare (sendet e përbashkëta). Po kështu personat që djersijnë dhe lëkurat e yndyrosura, banakierët dhe persona të tjerë të shërbimit që mbajnë duart në ujë për kohë të gjatë, diabetikët dhe pacientët me imunodifiçencë, pacientet me patologji të lëkurës (portë hyrje) dhe ata që përdorin për kohë të gjatë pomada me përmbajtje kortizonike, janë të predispozuar të preken nga infeksionet mykotike. Ndërsa moshat e treta preken më tepër se pjesa tjetër e popullatës nga mykozat e thonjve.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës