Kur muaji i mjaltit del jashtë parashikimeve!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

sarah 3Një muaj mjalti i shumëpritur për pak u kthye në tragjedi për një çift të sapomartuarish, kur nusja pësoi atak kardiak dhe desh vdiq teksa po bënin zhytje në ujë.

Sara Kortorn, 37 vjeçe, nga Notingami (Angli), iu bllokua fryma ndërsa ishte zhytyr nën ujë në një seancë zhytjeje me bashkëshortin e saj Krisin, në udhëtimin e tyre në Maldive.

Zonja Kortorn pësoi atak në një udhëtim njëjavor me varkë në ishujt e Oqeanit Indian. Burri i saj 32-vjeçar tha se ai po notonte për disa minuta kur ngriti kokën nga uji dhe pa të shoqen që po luftonte për të marrë frymë në ujë.

Burri tregoi se ishin njerëzit në varkën e udhëtimit që i ndihmuan dhe fatmirësisht një prej tyre ishte edhe një infermiere gjermane.

Kortorn tregoi për mediat se kur bashkëshorten e nxorën nga uji, ajo ishte e pavetëdijshme dhe për pak ai mendoi se ajo kishte vdekur.

kotorn

Bashkëshortja u dërgua në dy spitale të ndryshme në Maldive para se të trajtohej në Indi.

Doktorët thanë se zonja Kortorn kishte një gjendër tiroide hiperaktive dhe ky ishte shkaku i rritje së rrahjeve të zemrës së saj, si dhe atakut kardiak. Ata i sqaruan çiftit të ri se gruaja për pak kishte vdekur. Z. Kortorn tha se ndoshta ankthi e kishte nxitur atakun dhe u shpreh shumë mirënjohës për infermieren që kishte dhënë ndihmën e parë. Ndërkohë, bashkëshortja e tij e cila është jashtë rrezikut, pritet t’i duhen deri në 8 muaj për t’u rikuperuar dhe ka mundësi që t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e tiroides.

kortorn

Pavarësisht ngjarjes traumatike, Z. Kortorn i quajti Maldivet “një vend fantastik”. Çifti i sapomartuar tha se për vitin tjetër po planifikonin të iknin në Qipro.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: Dailymail / shëndeti.com/al

 

 

 

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve