Ky është sekreti për të rritur sistemin imunitar!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

imunitetNë tërësi, sistemi juaj imunitar bën një punë të shkëlqyer në mbrojtjen kundër mikroorganizmave që shkaktojnë sëmundje në trup. Por ndonjëherë ai dështon: Një virus ju pushton me sukses dhe ju bën të sëmureni. A është e mundur të ndërhyni në këtë proces dhe të bëni sistemin tuaj imunitar më të fortë? Çfarë ndodh nëse filloni duke përmirësuar dietën tuaj?

Sistemi imunitar është pikërisht një sistem, jo një entitet i vetëm. Të funksionojë mirë, ai kërkon ekuilibër dhe harmoni. Tani për tani, nuk është provuar shkencërisht nëse ka lidhje të drejtpërdrejtë mes mënyrës të jetesës dhe funksionit imunitar. Por kjo nuk do të thotë se efektet e jetesës në sistemin imunitar nuk janë intriguese dhe nuk duhet të studiohen. Hulumtuesit janë duke eksploruar efektet e dietave, ushtrimeve, moshës, stresit psikologjik, dhe faktorëve të tjerë në reagimin imunitar, si në kafshë dhe në njerëz.

Pas udhëzimeve të përgjithshme hapi i vetëm më i mirë që ju mund të merrni për të mbajtur sistemin tuaj imunitar të fortë dhe të shëndetshëm është të përforconi strategjitë e shëndetshme të jetesës, të tilla si:

  • Mos pini duhan
  • Ndiqni një dietë të lartë në fruta, perime, dhe drithëra si dhe të ulët në yndyrë
  • Të ushtroheni rregullisht
  • Mbani peshë të ekujlibruar
  • Mbani nën kontroll tensionin e gjakut
  • Në qoftë se pini alkool, kujdesuni ta konsumoni në moderim
  • Bëni gjumë të mjaftueshëm.
  • Kujdesuni 10për të shmangur infeksionet, të tilla si larja e duarve shpesh dhe gatimi i mishit tërësisht
  • Bëni vizita mjekësore
  • Mësoni të menaxhoni stresin

Burimi: healthyhomepage / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës