Lajm jo i mirë për të moshuarit. Ja çfarë mund t’u shkaktojë aktiviteti seksual

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një studim i ri ka lajme jo fort të mira për meshkujt e moshuar. Nëse kryejnë shumë marrëdhënie seksuale, mund të rrezikohen të preken nga probleme në zemër. Studimi, i publikuar tek Revista e Shëndetit dhe Sjelljeve Sociale, monitoroi mbi 2 mijë njerëz të moshës nga 57-85 vjeç.

Këta njerëz u pyetën sërish pas pesë vjetësh, për të parë se si aktiviteti seksual kishte ndikuar në shëndetin e tyre me kalimin e viteve. Në fund të studimit, hulumtuesit shkencorë zbuluan se meshkujt që kishin kryer marrëdhënie seksuale të paktën një herë në javë ishin më të rrezikuar të prekeshin nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me meshkujt që nuk kishin një jetë seksuale aktive.

“Meshkujt e moshuar që marrin kënaqësi nga aktiviteti seksual me partneret e tyre kanë më shumë rrezik të preken nga sëmundjet kardiovaskulare, krahasuar me meshkujt që nuk e ndjejnë një gjë të tillë”, deklaroi Hui Liu, profesor i asociuar i sociologjisë tek Universiteti Shtetëror i Miçiganit.

Ndërsa tek gratë efekti është i kundërt. Gratë që marrin kënaqësi nga jeta e tyre seksuale kanë më pak rrezik të preken nga tensioni i lartë i gjakut me kalimin e moshës, krahasuar me ato që nuk marrin të njëjtin nivel të kënaqësisë.

Ky studim nuk është definitiv, që do të thotë se nevojiten më shumë studime të tjera për të përcaktuar më qartë përfitimet dhe rreziqet e aktivitetit seksual në moshë më të vjetër. Profesori rekomandon që meshkujt të konsultohen me një mjek për shëndetin dhe aktivitetin  e tyre seksual.

Burimi: Time / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?