Lakra e vogël (Lakra e Brukselit), njihuni me vlerat e saj

Lakra e vogël e njohur si Lakra e Brukselit, ndoshta futet në listën e ushqimeve më pak të preferuara, veçanërisht nga fëmijët, të cilët nuk rendin pas perimeve. E megjithatë, këto lakra të pafaj janë aq të pasura me vlera ushqimore, sa organizmi do të na e dinte për nder po t’i konsumonim rregullisht. Së pari, lakrat a Brukselit kanë një nivel më të lartë proteinash se të gjitha perimet e mbledhura së bashku, por edhe vitamina dhe minerale, që i bëjnë këto kokrra të vogla, të nevojshme për tryezën tonë.

Këto perime të Mesdheut kanë nisur të kultivohen së fundmi edhe në Shqipëri, kryesisht në Lushnje dhe Divjakë dhe serviren edhe në restorante. Bashkë me rukolën dhe finokun, lakrat e Brukselit po shihen si shumë interesante nga fermerët dhe konsumatorët. Lakra e vogël mbron ADN-në Lista e AgroWeb mbi vlerat e lakrës së vogël nis me faktin që ajo mbron ADN-në, ose molekulën që përmban të gjitha karakteristikat tona gjenetike. Përbërësit që gjenden tek lakra e vogël bllokojnë aktivitetet e dëmshme të disa enzimave, shënjestra e të cilave janë padyshim molekulat e ADN-së në qelizat e bardha të gjakut. Mbështet sistemin kardiovaskular Një nga vlerat më të famshme të lakrës së vogël është aftësia për të mbajtur nën kontroll inflamacionin dhe shëruar enët e gjakut nga dëmet e shkaktuara prej tij.

Lakra e vogël përmban një sërë elementësh që parandalojnë sëmundjet e zemrës. Burim i pasur fibrash Ne kemi nevojë për shumë fibër në dietën tonë, në mënyrë që të kemi një sistem tretës sa më të mirë. Këto perime janë një burim i pasur fibrash dhe në një racion prej 100 gramësh do të merrni 4 gramë fibër. Kjo sasi është 15% e dozës së rekomanduar ditore për femrat. Ofrojnë Vitaminën K Lakrat e vogla janë veçanërisht të pasura me Vitaminë K, për të cilën kemi nevojë të mbajmë kockat shëndetplotë dhe të parandalojmë kalcifikimin e trupit.

Mjafton një filxhan me lakra të vogla në ditë, që ju të merrni dyfishin e dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K për të cilën keni nevojë. Ndihmon me detoksifikimin Vlerat shëndetësore të lakrës së vogël përfshijnë edhe aftësinë e saj për detoksifikimin e organizmit. Lakra e vogël përmban një substancë të quajtur glucosinolates, që ndihmon enzimat në proçesin e detoksifikimit./Agroweb

Postime të ngjashme

Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë