Lëkurë e thatë rreth syve, cilat janë shkaqet?

Lëkura e thatë rreth syve ka disa shkaqe, të tilla si:

  • Ekzemë – mund të ndodhë në zonat përreth syve duke përfshirë qepallat. Përveç thatësisë, ekzema e bën lëkurën tuaj në formë luspash.
  • syPezmatimi i lëkurës – është një gjendje e rëndë që zakonisht prek femrat e rritura. Ajo mund të përhapet në zonat e hundës dhe gojës. Higjiena është shkaku tipik i kësaj skuqje të lëkurës.
  • Djegia nga dielli ose ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit mund të çojë në djegie të lëkurës rreth syve.
  • Klima është një shkak tjetër i zakonshëm për lëkurën e thatë rreth syve. Ndryshimet e papritura ose ekstreme në mot mund të përkeqësojnë thatësinë e lëkurës.
  • Fërkimi i tepërt i lëkurës mund të shkaktojë gjithashtu thatësi
  • Thatësia mund të shkaktohet edhe nga përdorimi i makijazhit ose korrektorit që përdoret rreth syve për të mbuluar rrathët e zinj poshtë syve.
  • Përdorimi i furçave që përdorni për të bërë makiazhin mund të jetë një tjetër faktor, pasi ato përmbajnë baktere të akumuluara dhe acarojnë lëkurën e ndjeshme rreth syve.
  • Kimikatet dhe pastruesit e fytyrës, si dhe produkte të tjera kozmetike gjithashtu mund të krijojnë thatësi, sepse lëkura e syve është e hollë dhe shumë e ndjeshme prandaj duhen zgjedhur me kujdes produktet kozmetike dhe pastruesit e fytyrës

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi/ Burimi: Healthbooklet.com

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?