Lëkurën e këtij produkti, ja për çfarë mund ta përdorni tjetër!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

pika-te-zeza222Pothuajse të gjithë i dinë benefitet e ujit me limon por jo të gjithë kanë informacion lidhur me lëkurën e tij dhe përdorimin si produkt kurativ dhe njëkohësisht produkt bukurie.

Lëvoret e limonit mund të përdoren edhe në pjesët e shtëpisë, si:

Heqëse të yndyrës dhe dezinfektuese

Mjet për kontrollim të insekteve

Freskuese të frigoriferit

Pastruese të çajnikut

Pastruese të dërrasës për prerje

Pastruese të metalit

Përveç këtyre, limoni mund t’ju ndihmojë në përmirësimin e shëndetit dhe bukurisë

Reduktojnë rrezikun nga kancer

Lëvoret e limonit gjithashtu janë efikase në largimin e elementeve kancerogjene, që shkaktojnë kancerë të rrezikshëm, për shkak se kanë kapacitete kundër mikrobeve, që ndihmojnë në mbajtjen larg të tyre.

Zbardhin lëkurën

Kur përdoren si mjet zbardhës të lëkurës, lëvoret e limonit mund t’ju japin një lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese.

Shërojnë sëmundjen e udhëtimit

Lëvoret e limonit dhe agrumeve të tjera mund ta lehtësojnë ndjenjën e mundimit të shkaktuar nga sëmundja e udhëtimit.

Zbardhin thonjtë

Lëvoret e limonit mund të përdoren gjithashtu për t’i zbardhur thonjtë, që kanë marrë ngjyrë të errët, për shkak të aplikimit të shpeshtë të manikyrit apo xhelit.

Përdoren si tonik për lëkurë

Lëvoret e limonit mund të aplikohen direkt në fytyrë për të shërbyer si një tonik natyral i lëkurës. Thjesht e fërkoni lehtë fytyrën me to, duke i shmangur zonat rreth syve. Më pas e shpëlani fytyrën.

Përdoren kundër akneve

Lëngu i limonit konsiderohet si një mjet natyral për luftim të akneve.

Zbusin bërrylat e tharë

Lëngu i limonit i përzier me pak sodë buke mund të ndihmojë në trajtimin e lëkurës së tharë të bërrylave. Së pari, vendosni pak sodë buke mbi limonin e prerë përgjysmë. Më pas, e vendosni bërrylin mbi të. Rezultatet do të jenë mahnitëse.

Burimi: healthyfood

 

 

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj