Lëng me ananas dhe kastravec, ja çfarë vlera ushqyese përmban ky kombinim produktesh!

Ky lëng është i ëmbël, freskues dhe me një nuancë të lehtë hidhësie. Ai përfaqëson mënyrën perfekte për të nisur ditën, veçanërisht nëse po përpiqeni të pastroni organizmin nga toksinat ose po kërkoni të ushqeheni shëndetshëm. Mjafton ky lëng me ananas, arrë kokosi, kastravec dhe limon dhe mëngjesi juaj do të jetë plot gjallëri. Ne ju sugjerojmë që të zgjidhni gjithnjë ananas të freskët.

Merrni një thikë të mprehtë për ta zhveshur ananasin nga mburoja e fortë dhe më pas frutin pijeni në copa të vogla. Por, përpara se të vijmë tek receta, le t’i hedhim një sy vlerave të ananasit, kastravecit dhe përbërësve të tjerë të kësaj recete. Ananasi është një superfuqi në mesin e frutave të tjerë. Një kokërr ananas përmban 400 gramë të vitaminës C dhe fitoushqyesin bromelain. Ky i fundit është një enzimë shumë e dobishme për organizmin. Zbut irritimet, përmirëson funksionet e organizmit, mbështet sistemin imunitar dhe inkurajon zhvillimin normal të qelizave.

Lëngu i arrës së kokosit. Ky lëng ka qenë në qendër të vëmendjes për shumë kohë. Një nga karakteristikat e lëngut të arrës së kokosit është se është më i mirë dhe më hidratues se uji, sidomos pas stërvitjes. Disa studime tregojnë se lëngu i arrës së kokosit është më i tretshëm për stomakun.  Lëngu i limonit. Ky lëng është i dobishëm dhe pjesë e pandashme e çdo recete për pastrimin e trupit nga toksinat. Studimet shkencore tregojnë se lëngu i limonit mbështet funksionin normal të mëlçisë dhe veshkave.

Nëse shtoni lëng limoni në çdo recetë apo edhe në ujin që pini, veshkat do t’ju falenderojnë. Limonina, një fitoushqyes i limonit ul stresin oksidues dhe ndihmon qelizat. Limonët janë një burim më i mirë i acidit citric se çdo agrume tjetër. Kastraveci. Kjo perime hidratuese dhe pastruese i jep çdo lëngu një dozë të fortë freskie dhe ekuilibron ëmbëlsinë e çdo produkti tjetër./ agroweb

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës