Lëng me spinaq dhe mollë, për zhvillimin dhe forcimin e kockave

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Ky lëng i shëndetshëm, me përbërës kryesor spinaq dhe mollë, është i pasur me antioksidues, kalcium, si dhe vitaminat A dhe C, shumë të rëndësishme për zhvillimin dhe forcimin e kockave.leng_molle_spinaq_kocka

Përbërësit:

  • 2 mollë jeshile, të prera më 8 pjesë
  • 2 gjethe selino
  • 1 ½ filxhan spinaq
  • 1/2 grejpfrut (portokall i shartuar me shegë) i qëruar
  • 1 xhenxhefil të qëruar (rreth 3 cm)
  • akull

Përgatitja

  • Vendosni përbërësit në shtrydhëse: spinaqin, mollët, grejpfrutin, xhenxhefilin, selinon.
  • Mbushni 2 gota me akull (sipas dëshirës) dhe hidhni lëngun tek to.
  • Shërbejeni menjëherë.

Lëndë ushqyese: 55 kalori, 0 g yndyrë, 0 mg kolesterol, 13 g karbohidrate, 0 g sheqer të shtuar. 1 g proteina, 1 g fibër, 60 mg sodium, 150 mg kalium.

 Burimi: 1MHealthTips / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha