Lëngjet që ju ndihmojnë të humbisni peshë

Lëng i përzier prej portokali, dardhe dhe molle- ky lëng ju ndihmon për të pastruar trupin, mbron sistemin imunitar si dhe ju mbron nga sëmundjet e zemrës. Ju mbush me vitamina dhe mund të përdoret për të përmirësuar humorin e keq. Nëse doni të humbisni kile shpejt, rekomandohen të përdoren mollët jeshile.

green 34Lëng manaferre- pije e njohur për të gjithë por janë të paktë ata që dine se nga konsumimi i kësaj pije mund të humbisni kile shumë shpejt. Përmban vitamina C, A, E, K, bakër dhe magnez. Gjithashtu ju mbush me energji.

Lëng i përzier, rrush dhe mollë- nga përzierja e këtyre dy frutave mund të përfitohet një lëng i ulët në kalori dhe i lartë në lëndë ushqyese. Nëse ndjeheni të uritur provoni të pini një gotë dhe uria do të kalojë shumë shpejt. Kjo është pija e përsosur për të humbur peshë.

Lëng shalqiri-  në stinën e verës lëngu i freskët i shalqirit është një zgjedhje e përsosur. Një gotë me lëng shalqiri përmban 71 kalori dhe 0.36g yndyrë. Mund ti shtoni shqegë, portokall ose karrota.

Lëng i përzier, mollë jeshile dhe kastravec- kjo pije jeshile mund të përshpejtojë funksionimin e metabolizmit duke djegur yndyrën në pjesën e barkut dhe duke mbajtur të lartë nivelin e energjisë. Në këtë lëng mund të shtoni xinxërfill dhe piper për ta bërë më të veçantë shijen e tij.

watermelonLëng kivi- është i pasur me fibra dietike dhe ju mban të ngopur për shumë kohë. Mund ti shtoni këtij lëngu gjethe nenexhiku.

Lëng i përzier, karrota dhe mollë- burim antioksidantësh dhe vitaminash. Kjo përzierje ju ndihmon të jeni të shëndetshëm dhe të merni pak kalori, gjithashtu do të ndjeheni të ngopur. Nëse keni dëshirë mund ti shtoni këtij lëngu pak spinaq./Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit