Lëngu i domates, ajo çfarë i duhet trupit për të luftuar kolesterolin

Përgatiti: E.B

Ne të gjithë e dimë sa e dobishme është domatja për organizmin. Për të shqyrtuar të gjitha efektet e dobishme të saj, ekspertë nga Universiteti i Tajvanit vendosën të kryenin një eksperiment.

Ata mblodhën gra me moshë, peshë, e origjinë të ndryshme, dhe u dhanë atyre një gotë me lëng domate (250 ml) çdo ditë për dy muaj.

Ndryshimi i parë i dukshëm ishte humbje peshe e konsiderueshme, e cila ka ndodhur për shkak të heqjes së depozitave të yndyrës nga trupi.

Shkencëtarët që kryen eksperimentin thanë se “Gratë që morën pjesë në këtë eksperiment nuk ndryshuan zakonet e tyre të ushqimit apo stërvitjes, por rezultatet ishin të dukshme në vetëm pak ditë.”

Ata vunë re ulje të ndjeshme në nivelet e kolesterolit.

Një gotë e vetme e lëngut të domates çdo ditë forcon sistemin tuaj imunitar, ju mbron kundër sëmundjeve të zemrës dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit. Përveç kësaj, kjo pije freskuese parandalon sëmundjet e pankreasit, mëlçisë dhe mushkërive, ndihmon me tretjen dhe  përmirëson shëndetin e përgjithshëm.

Lëngu i  domates zvogëlon kollën, parandalon aneminë, heq simptomat reumatike dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Për më tepër, ajo është e mirë për lëkurën duke ju dhënë pamje rrezatuese. Për më tepër, domatja përmban kalium, kalcium, proteina bimore dhe karbohidrate, si dhe vitaminë esenciale C. Ajo është gjithashtu një ilaç i madh natyror për spazmat e muskujve, sepse është e pasur me magnez (11mg në 100 gram)./dailymail

Postime të ngjashme

Si të 'luftojmë' zakonet e dëmshme me produktet alternative me risk të reduktuar
TFL publikon raportin “NGACMIMI SEKSUAL NE VENDIN E PUNËS, 2023”
Formular Aplikimi
Si ndikojnë temperaturat e larta tek të sëmurët kronikë?
BUTRINTI – Lufta e radhës së qytetit antik  
Ja dieta ideale për parandalimin e sëmundjeve të trurit (Alzhaimer, plakjen e trurit etj)
Ushqimet që nuk duhet të konsumoni, ja përse
Skleroza e shumëfishtë, rreziku shëndetësor i moshave të reja