Lëngu i gjetheve të mangos, ideal për diabetikët

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Diabeti është një nga sëmundjet më të përhapura në shekullin e 21-të. Diabeti është një kusht shëndetësor që zhvillohet kur pankreasi ndalon prodhimin e insulinës ose kur trupi nuk është në gjendje të përdorë insulinën në masën dhe mënyrën e duhur.

Simptomat më të zakonshme të diabetit përfshijnë:

  • gjethe mangoshUrinim i shpeshtë, sidomos natën
  • Ndjesi e madhje etje
  • Rënie në peshë
  • Kruarje në organet gjenitale
  • Plagë që nuk shërohen lehtë
  • Lodhje kronike
  • Probleme me shikimin

Problemi më alarmant në lidhje me diabetin është se nëse nuk tregoheni të kujdesshëm mund të shkaktojë verbëri, dëmtime nervore, dëmtime të veshkave, sëmundje të zemrës, probleme me pjellorinë etj.

Është shumë e rëndësishme që të mbani një dietë të shëndetshme ushqimore, mos të përdorini sheqer dhe fruktozën ta përdorni në masën e përcaktuar nga mjeku.

Një metodë alternative që ju ndihmon të lehtësoni simptomat e diabetit është çaji i gjetheve të mangos. Merrni një grusht të vogël me gjethe mangosh dhe valojini për disa minuta. Futeni lëngun në një shishe qelqi dhe lëreni të qëndrojë për 1 natë. Konsumoni një filxhan të kësaj pije çdo mëngjes esëll.

Gjethet e mangos janë të pasura me vitamina, enzima, antioksidantë dhe shumë minerale të tjera të domosdoshme për trupin e njeriut. Lëngu i gjetheve të mangos do t’ju ndihmojë të trajtoni infeksionet urinare gjithashtu.

Burimi: Healthy Food Team

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit