Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Lëpjeta është një ndër bimët më të përdorura në Amerikë për profilaksinë e sëmundjeve tumorale. Veçoritë mjekësore të kësaj bime janë të shumta; ajo përdoret për shërimin e akneve, për diabetin e kolesterolin e lartë. Shija e athët e bën unike në sallatat mikse. E zier ka shijen e spinaqit.
Përmbajtja e kaliumit në lëpjetë është shumë me vlera për shëndetin. Kaliumi është një mineral esencial që duhet ta konsumojmë përditë. Ai është gjithashtu çelësi për të ruajtur ekuilibrin e lëngjeve në tërë trupin.
Duke konsumuar ushqime të pasura me kalium, siç është lëpjeta, mund të zvogëlojmë stresin në zemër dhe në të gjithë sistemin kardiovaskular, duke relaksuar arteriet dhe enët e gjakut. Kjo rezulton në uljen e presionit të gjakut, e cila zvogëlon shanset e komplikimeve shëndetësore të rrezikshme, si mpiksja e gjakut dhe sëmundjet koronare të zemrës.
Lëpjeta është përdorur edhe për reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes që shoqëron sinusin, që zakonisht i referohemi si infeksion sinusi.
Një barishte me shumë antioksidantë dhe me përmbajtje të madhe të vitaminës C është ide e mirë përdorimi i lëpjetës për të ulur ënjtjet dhe për të lehtësuar dhimbjen, të rëndësishme kur bëhet fjalë për infeksionet e sinusit.
Burimi: healthyfood / shendeti.com.al


