Lidhja shkencore midis ushqimeve të përpunuara dhe depresionit

Hulumtimet tregojnë se ushqimi që hani mund të ketë një efekt të madh në shëndetin mendor. Ushqimet e fermentuara çojnë në çrregullime të ankthit dhe i bëjnë njerëzit më depresiv. Bakteret e zorrëve janë gjithashtu një faktor që ndikojnë në humor. Sipas studimeve, përqendrimi më i madh i serotoninës (hormoni i humorit) është gjetur në zorrë, dhe jo në tru.

ushqim dhe depresionLidhja midis sheqerit dhe depresionit: një numër relativisht i madh ushqimesh mund të shkaktojnë ose të përkeqësojnë depresionin. Ushqimet që përmbajnë glukozë apo fruktozë të përpunuar i bëjnë zorrët më të ndjeshme ndaj baktereve. Dietat e larta në sheqer, shkaktojnë një ujvarë reaksionesh kimike në trup që nxisin inflamacion krokik, i cili prish funksionimin normal të sistemit imunitar. Sheqeri i rafinuar dhe fruktoza e përpunuar janë kontribuesit kryesorë të rezistencës ndaj insulinës dhe leptinës, të cilat luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në shëndetin mendor.

Përbërësit e tjerë të përpunuar që rrisin depresionin janë: aditivët artificial, si ngjyruesit artificial apo sheqeri artificial ndikon drejtpërdrejt në humor. Gluteni është një tjetër element që mund të ndikojë negativisht në tru. Gruri jo organik ka efekte problematike për shkak të glutenit që përmban dhe ndikon në depresion dhe skizofreni.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?