Liri-seks apo seks-tabu? Ja pasojat në shoqërinë tonë

Për gazetën “Shëndet+”, mjeku androlog Evin Dani

Të paturit shumë partnerë sigurisht që është problematikë. Ndërsa problem tjetër është edhe nisja e marrëdhënieve në moshë të re. Kjo është vënë re si në botë, edhe në Shqipëri. Duhet bërë një analizë e situatës. Në vitet 60’-70’ në vendet e Evropës Perëndimore pati një jehonë, qe një moment ku u kërkua liri-seks.

Evin Dani (2)Jo vetëm në Shqipëri, po kudo seksi ka qenë tabu. Pas viteve 60’-70’ u hap shumë dhe u pa një revolucion ku pati një jehonë shumë të madhe. Shumë shoqata femërore dolën me idetë e tyre “duam lirinë e seksit”. Atëherë është dalë dhe me parulla “Më mirë seks sesa luftë”.

Pas 30 vjetësh liria e seksit filloi të jepte edhe pasojat e veta. U rrit numri i femrave që ngelën shtatzënë në moshë shumë të re. Gjysma e tyre abortuan. Kjo sigurisht që sillte probleme shëndetësore, dhe jo vetëm. Ata nuk kishin më mundësi shkollimi, punësimi dhe shoqëria duhet t’i ndihmonte me të ardhurat e veta që të mbante këtë shoqëri që ishte numër shumë të madh. Pa llogaritur sëmundjet seksualisht të transmetueshme, që ishin rritur shumë në atë kohë.

Marrëdhëniet seksuale +18

Marrëdhëniet seksuale do të ishte mirë të mos kryheshin para moshës 18 vjeç. Sepse atëherë personi është i vetëdijshëm për atë që bën, për pasojat e seksit dhe për mënyrën sesi bën seks. I di rreziqet. Përpara moshës 18 vjeç duhet të evitohen marrëdhëniet që të parandalohen problemet.

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet