Luftëtari më i vogël, arrin t’u mbijetojë 5 sulmeve në zemër

Përshtati në shqip për “Shëndeti.com.al”: Blertina Koka

Lennox Smith1

Është vetëm 10 muajsh dhe i është dashur të luftojë çdo ditë me vdekjen. Lennox Smith është padyshim vogëlushi më luftëtar në botë! Ai ka kaluar deri tani 5 infarkte kardiake, për shkak të një defekti në zemër. Nëna  e tij, Laura Knight, 21 vjeç, tregon se djali pas çdo infarkti zgjohej duke qeshur.

“Ai ka fituar beteja që do të kishin mposhtur edhe një të rritur. Ai është luftëtari im i vogël frymëzues”, shprehet ajo.

Vogëlushi Lennox ka lindur me sindromën “hypoplastic”, një defekt që pengon zhvillimin e pjesës së majtë të zemrës. Kjo gjendje pengon qarkullimin normal të gjakut tek zemra. I mituri ka pësuar infarktin e parë kardiak kur ishte vetëm 12 ditësh.

Lennox Smith

Prindërit e tij u informuan për defektin që para se të lindte, por nuk pranuan që ta abortonin.

“E dija që nuk mund t’ia shëroja asnjëherë zemrën, por e di sa shumë dashuri mund t’i dhurojmë dhe e di që do të jemi pranë të tij në çdo moment”, rrëfen nëna  e vogëlushit.

“Ai mund të jetë akoma një foshnje, megjithatë Lennox na ka mësuar kaq shumë gjëra për jetën. Ai po shkruan librin e tij të mbijetesës”, shprehet babai i tij.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"