Luftoni zbokthin me këta përbërës natyralë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

zbokth2Pjesa më e madhe e pacientëve që vuajnë nga ky problem, mund të kenë kaluar situata stresuese. Por në të shumtën e rasteve edhe ndërrimi i shpeshtë i shampove mund të çojë në krijimin e zbokthit. Ja disa metoda alternative që mund t’ju vijën në ndihmë për të luftuar këtë problem dhe për të pasur skalp të shëndetshëm.

Lëngu i limonit është një ndër ilaçet më të mira natyrore kundër zbokthit. Së pari shtrydhni një limon, më pas përziejeni me ujë, pastaj bëjini masazh lëkurës së kokës me lëvoren e limonit, para se ta shpëlani kokën me lëng limoni.

Përzieni 60 ml të uthullës së mollës me 60 ml ujë dhe futeni në një shishe me anë të së cilës mund të spruconi. Spërkatni flokët, e sidomos rrënjët dhe kini kujdes që të mos spërkatni sytë. Më pas mbështillni flokët me peshqir dhe lajini normalisht pas një ore.

Fërkoni pak sodë buke në flokë të lagur. Bëjeni këtë rreth një javë në vend të larjes së flokëve me shampo dhe flokët do të fillojnë me prodhimin e yndyrës së vet. Nëse flokët ju bëhen tepër të thatë, zvogëlojeni sasinë e sodës së bukës.

Vaji i ullirit është i mrekullueshëm për shumë gjëra dhe gjithashtu konsiderohet si një përbërës i mirë për pastrim dhe hidratim. Nxehni pak vaj ulliri në furrë dhe vendoseni me lëvizje rrethore në rrënjët e flokëve. Pas një ore, lani flokët me shampoo si zakonisht.

Më përpara konsultohuni me një dermatolog pasi ndonjë nga përbërësit mund të mos përshtatet me lakurën tuaj.

Burimi: topnaturaltips/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave