Magjia e ujit të orizit: Zhduk rrudhat, njollat e zeza dhe i jep shkëlqim fytyrës!

Kohët e fundit në rrjetet sociale po qarkullojnë shumë video që tregojnë vetitë e dobishme të ujit të orizit për lëkurën. Nuk është një trend në fakt, sepse uji i orizit është përdorur për qindra vjet në Japoni, Kore dhe Kinë. Është një lëng i përftuar nga orizi dhe përdoret si tonik për lëkurën. Ai ndihmon në reduktimin e njollave të zeza, shkëlqimin e lëkurës dhe vepron kundër rrudhave.

Nëse vendosni ta provoni, aplikojeni në lëkurë të pastër dhe pasi të jetë tharë plotësisht, vazhdoni me një serum dhe krem ​​si zakonisht.

Po për ta përgatitur?

Do ju duhet një gjysmë filxhani oriz dhe dy gota ujë. Kalojeni orizin në ujë dhe lëreni për 30 deri në 60 minuta. Pasi ta kulloni merreni dhe aplikojeni në lëkurë. Por me kujdes! Nuk duhet ta përdorni të njëjtin lëng orizi disa herë pasi mund të kontaminohet me baktere duke shkaktuar infeksion në lëkurë.

Uji i orizit nuk ka efekte anësore për shumicën e njerëzve, por nëse keni ndonjë shqetësim, është mirë të konsultoheni me një dermatolog përpara se ta shtoni në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës./tvklan.al

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)