Manat, rrushi dhe fiqtë, të mira për zorrët dhe kolesterolin

Blerina Bombaj, dietologe

Rrushi, manaferrat, manat e bardha, qershitë, fiqtë: Këto fruta qëndrojnë në majën e listës së ushqimeve me vlera antioksiduese.

rrush fiq qershi pazarPërveç kësaj, te rrushi i kuq dhe te manaferrat është zbuluar një substancë e cila quhet resveratrol dhe ka efekte të pazëvendësueshme në organizëm. Resveratroli mendohet se luan rol të rëndësishëm në zgjatjen e jetës! Kurse qershitë janë një ushqim shumë i mirë për të luftuar artritin dhe simptomat e tij dhe gjithashtu ndihmon diabetikët të stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak!

Po, po, mirë e lexuat, qershitë jane të dobishme për personat që vuajnë nga diabeti, por natyrisht me masë. 1 kupë qershi në ditë e ndarë në dy vakte do të ishte mjaftueshëm. Fiqtë gjithashtu janë në preferencat tona verore pasi jo vetëm ndihmon mirëqenien e zorrës së trashë, por gjithashtu përbërs të tij ulin kolesterolin në gjak. Manat e bardha kanë efekt pozitiv në prodhimin e gjakut dhe na ndihmojmë të mos ndjehemi të plogësht. Gjithashtu manat me një gotë uje në mengjes ndihmojnë shumë procesin e jashtëqitjes.

Sugjerime:

  • Shijojini këto fruta të freskëta sa më shumë në stinën e verës sepse në dimër nuk do t’i gjeni më. Studimet tregojnë se frutat janë shumë më të pasura në elemente ushqyese dhe antioksidues kur janë të sapovjela!
  • Mund t’i grini dhe t’i vendosni në kupa të ndryshme dhe më pas t’i fusni në ngrirje, për t’i shijuar në vend të një akulloreje. Do të kursenit qindra kalori gjatë verës nga ky zëvendësim.
  • Bëni reçel me frutat e mësipërme dhe përdoreni gjatë dimrit kur të keni dëshirë për ëmbëlsirë.

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?