Masazhi me akull: zbuloni magjinë e krioterapisë

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Krioterapia është një metodë e thjeshtë e cila ka për bazë përdorimin e të ftohtit ekstrem (konkretisht akullit).

krioterapiMasazhi me akull apo krioterapia është një nga metodat më efikase që shërben për eleminimin dhimbjeve të qafës apo shpinës. Shumica e sëmundjeve të shtyllës kurrizore shkaktohen nga dobësimi i muskujve apo mënyra pasive e jetesës. Masazhi me akull është mjaft efektiv në trajtimin e këtyre dhimbjeve. Krioterapia zbut impulset nervore në zonën ku kryhet masazhi dhe në këtë mënyrë redukton dhimbjet në atë zonë. Kjo metodë është edhe më e efektshme nëse përdoret menjëherë pas lëndimit të muskujve apo gjymtyrëve. I ftohti tkurr enet e gjakut dhe për pasojë indet kufizohen nga furnizimi me gjak. Pas heqjes së kompresës së ftohtë, enët e gjakut zgjerohen dhe qarlkullimi i gjakut i rikthehet normalitetit.Krioterapia është përdorur edhe për eleminimin e lythave me rrënjë shumë të thella në duar, këmbë apo edhe në organet gjenitale.

Krioterapia mund të shkaktojë edhe komplikacione për persona të caktuar. Ndër komplikacionet më të zakonshme të kësaj metode janë morthet e ndryshme, sidomos në gishtërinj. Ajo mund të shkaktojë edhe dhimbje koke apo tkurrje të lëkurës. Kjo metodë duhet të përdoret vetëm në rastet kur këshillohet nga mjeku./ Burimi: naturalyhelath

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO