Maska 15–minutëshe që do të eliminojë të gjitha problemet e flokëve!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

floke 6Kjo është recetë e një maske fantastike për flokët, me bazë kanellë dhe mjaltë e cila do të japë rezultate absolutisht e mahnitshme.

Të dy përbërësit janë jashtëzakonisht të dobishëm, pasi ato janë të larta në ushqyes të domosdoshëm për shëndetin e trupit dhe flokëve.

Kjo maskë do të hidratojë flokët, do të luftojë humbjen e flokëve dhe do të parandalojë zbokthin.

Kanella nxit qarkullimin e gjakut dhe i jep flokëve shkëlqim dhe elasticitet. Për më tepër, ajo vepron si një antioksidant i fortë, duke mbrojtur flokët nga ndikimet negative, si stresi, temperaturat e ulëta apo rrezet e forta të diellit.

Kjo maskë natyrale i trajton të gjitha llojet e flokëve, sidomos ato që kanë natyrë të brishtë dhe janë  të dobët.

Ja përbërësit që ju duhen:

  • 1 lugë çaji mjaltë
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 1/2 filxhan vaj ulliri

Udhëzime:

Ndani flokët me një krehër, në mënyrë që aplikimi i maskës të jetë më i lehtë. Aplikoni këtë përzierje në lëkurën e kokës duke filluar nga mbrapa para, me një furçë. Lereni maskën të veprojë për 15 minuta dhe pastaj lani flokët me shampo dhe aplikoni balsamin në majat e flokëve.

Përdoreni këtë maskë një herë në javë dhe efektet do të duken shpejt. Rritja e flokëve do të përshpejtohet menjëherë pas disa aplikimeve.

1 ose 2 herë në javë të mjaftueshmepër aplikim!

Burimi: healthyhomepage / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin