Maskë kundër rrudhave dhe akneve e realizueshme në kushtet e shtëpisë

 

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Situata stresuese, mbingarkesë në punë, mungesë gjumi, probleme shëndetësore – të gjitha këto faktorë e dëmtojnë lëkurën në fytyrë duke shkaktuar shfaqje të parakohshme të rrudhave dhe njolla të ndryshme.

Më poshtë do të gjeni një maskë për fytyrën shumë efikase, që do t’i rikthejë asaj shkëlqimin dhe ju do të ndiheni më mirë me pamjen tuaj të jashtme.

Përbërësit:

  • 3 kupë kakao pluhur
  • ¼ kupë mjaltë
  • 2 lugë gjelle salcë kosi
  • 3 lugë gjelle pluhur bollguri

Përgatitja

Hidhni bollgurin në shtrydhëse. Pasi të bëhet pluhur, e kaloni në një tas të vogël dhe hidhni të gjithë përbërësit e tjerë. I përzieni mire derisa të formohet një masë homogjene.

Përdorimi

  • Sapo maska të jetë gati, përdorni ose një furçë të pastër ose gishtat për ta aplikuar në fytyrë.
  • Masazhojeni fytyrën me kujdes.
  • Mbajeni maskën për 15-20 minuta.
  • Në fund e lani fytyrën si zakonisht

Përdoreni këtë maskë nëse keni lëkurë të yndyrshme, të thatë ose të ndjeshme, me akne ose rrudha.

Burimi: Bright Side / Shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?