Maskë me domate për pastrimin e fytyrës

Acidet natyrale, antioksiduesit, vitaminat dhe mineralet e gjendura tek domatet përmbajnë veti të mira pastruese që ndihmojnë në heqjen e grimit, papastërtive, qelizave të vdekura të lëkurës dhe neutralizimin e pjesëve të yndyrshme të fytyrës.

Po ju prezantojmë një maskë efektive për rrudhat , me produkte qe gjenden në kuzhinën tuaj. Këtë herë maskën mund ta përgatisni me domate.

Ju duhet një domate mesatare, të cilën duhet ta vendosni të ziejë për maksimumi 5 minuta. Më pas hiqni lëkurë dhe tulin bëjeni pure duke i shtuar edhe 2 lugë çaji me mjaltë dhe 1 lugë çaji me lëng limoni. Gjithë masën përhapeni në lëkurë dhe mbajeni për 15 minuta. Domatet janë të pasura me vitamina dhe lëndë si hekur, zink dhe antioksidues. Ato mund të përdoren edhe për trajtimin e problemeve me aknet, poret e zmadhuara dhe yndyrën e tepërt.

Ç’prisni për ta provuar?

 

 

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur