Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Kujt i nevojiten maskat e shtrenjta për fytyrë kur mund t’i përgatisim lehtësisht në shtëpi me metoda alternative. Kosi është shumë i mirë për lëkurën. Ai ndihmon në mbylljen e poreve dhe e mban lëkurën të shëndetshëm.
Kosi është i mirë edhe për tretjen, rrit sistemin imunitar dhe siguron baktere të mira që ndihmojnë me tretjen.
Një produkt tjetër i rëndësishëm është portokalli, i cili është shumë i mirë për lëkurën e yndyrshme, me puçrra apo akne. Portokalli është i pasur me vitaminën C, kalium dhe acid folik. Vitamina C prodhon kolagjen dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës. Nëse konsumoni rregullisht lëng portokalli, ju do të keni lëkurë dhe flokë më të shëndetshme.
Nëse i kombinoni bashkë, do të përfitoni një maskë shumë të mirë për fytyrën.
Përbërësit:
- 1 lugë çaji kos
- Lëng nga ¼ e portokallit
- 1 lugë çaji mjaltë
Përziejini bashkë kosin, portokallin dhe mjaltin derisa të krijohet një masë homogjene. Alikojeni në fytyrë me një furçë ose me dorë. Mbajeni për 10-15 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm. Përsëriteni maskën një herë në javë.
Burimi: 7 Beauty Tips / https://shendeti.com.al/


