Maskë me qumësht për trajtimin e flokëve

maske flokeshKjo maskë e bërë vetë është shumë efikase dhe ideale për të gjithë tipet e flokëve. Përzieni qumësht, një gotë kos dhe një lugë mjaltë derisa të përftohet një përbërje kompakte, e tillë që të mos rrëshqasë prej flokëve. Lyeni flokët me maskën e përgatitur, duke u kujdesur që ta shpërhapni në mënyrë të njëtrajtshme në gjithë gjatësinë e tij. Masazhojeni lëkurën e kokës për disa minuta dhe më pas mbështillini flokët me një qese plastike. Lëreni maskën të veprojë për së paku një orë. Ka njerëz që e lënë për më shumë orë, deri në një natë të tërë. Flokët fitojnë shkëlqim dhe nuk ndoten shpejt.

Ka edhe një zgjidhje të thjeshtë: Hidh disa ml qumësht në shampon tënde të zakonshme. Efekti do të jetë pak a shumë i ngjashëm.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj