Mavijosja: Çfarë është dhe arsyet që e shkaktojnë

nga Daniela Burnazi

Mavijosjet ndodhin kur enët e gjakut shpërthejnë dhe rrjedhin gjak nën sipërfaqen e lëkurës. Zakonisht ndodhin për shkak të dëmtimit të muskujve dhe indeve lidhëse. Gjaku i bashkuar formon një njollë vjollcë të errët në lëkurë dhe zbehet gradualisht kur gjaku i mbledhur përthithet në trup.

Plagët e vogla nuk kërkojnë trajtim. Në rast goditje përdorni metodën klasike të Rajsit: pushim, akull, kompresim (mbështjellja e zonës së dëmtuar) dhe ngritje (ngritja e zonës së dëmtuar në një nivel mbi zemrën).

Disa njerëz mavijosen më shpejt se të tjerët, ja disa nga arsyet kryesore:

Mosha: me rritjen e moshes lëkura dhe enët e gjakut bëhen më të brishta, lëkura humbet kolagjenin dhe elastinën dhe jeni më të predispozuar për t’u mavijosur shpejt.

Po merrni hollues ose qetësues për enët e gjakut: marrja e warfarinës së holluar në gjak dhe përdorimi i barnave anti-inflamatore josteroide si aspirina dhe ibuprofeni mund të çojnë në mavijosje më të shpejtë, veçanërisht tek personat që i përdorin shpesh këto medikamente.

Jeni duke përdorur steroid: mavijosjet mund të ndodhin më lehtë tek personat që marrin kortikosteroide, medikamente për astmë, ekzemë ose artrit reumatoid.

Numri i trombociteve në gjak është i ulët: nëse mavijosjet ju ndodhin shpesh dhe ju shfaqen pa arsye do të thotë që keni çrregullim të trombociteve.

Keni probleme me mëlçinë: zakonisht personat që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë kanë numër më të ulët të trombociteve që qarkullojnë në gjak dhe ju nevojiten për mpiksjen e gjakut, kjo gjë mund të shkaktojë mavijosje të shpeshtë.

Burimi: HEALTH

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni