Mbijetuesja e kancerit mahnit me zërin e saj; frymëzuese për fëmijët e tjerë me kancer

Calysta Bevier

Blertina Koka

Lufta me kancerin nuk e mposhti, përkundrazi, e bëri më të fortë dhe më të vendosur për t’u përballur me jetën dhe frymëzuar edhe fëmijë të tjerë, të cilët nuk e kanë fituar akoma betejën e tyre.

16-vjeçarja nga Ohajo ka mahnitur publikun dhe jurinë e talent show-t “America’s Got Talent” me zërin e saj. Calysta Bevier përlot të gjithë audiencën kur tregon se ka arritur t’i mbijetojë kancerit ovarian, dhe këndon këngën “Fight Song” të Rachel Platten, e cila e ka frymëzuar gjatë gjithë betejës për të mposhtur kancerin.

“Kur dëgjova këngën për herë të parë në iPod, ndërkohë që po bëja kimioterapinë, fjalët e saj më prekën menjëherë, pasi kishin vërtetë kuptim për mua”, tregon ajo për CNN. “Më pas vendosa që kjo këngë do të jetë himn për mua, dhe ashtu është edhe sot”.

Me interpretimin e saj ajo arrin të çojë në këmbë jurinë dhe të gjithë publikun. Sigurisht që të gjithë anëtarët votuan pro saj, jo për shkak të historisë së shkuar, por për zërin e saj të mahnitshëm.

Qëllimi i 16-vjeçares nuk ishte vetëm që të bëhej pjesë e talent show-t “America’s Got Talent” dhe të fitonte një çmim. “E bëra këtë edhe për fëmijët që ishin në spital me mua dhe të tjerë që po luftojnë me kancerin, për t’u treguar se ka akoma shpresë”, shprehet ajo.

Bevier shpreson të frymëzojë njerëz të tjerë që të ndjekin ëndrrat e tyre. Ndiqni interpretimin e saj të jashtëzakonshëm.

https://youtu.be/9msiUy0JN64

Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve