Mbipesha të shkurton jetën me 8 vjet

Mbipesha tek meshkujt e moshës nën 20 vjeç bën që këta të fundit të jetojnë 8 vjet më pak në krahasim me bashkëmoshatarët e tjerë me peshë burre mbipeshe obezenormale. Një studim i kryer në Danimarkë ka arritur në përfundimin se mbipesha zakonisht nis para moshës 20 vjeç dhe shumica e meshkujve pas kësaj moshe kanë pak gjasa për t’u bërë obezë.

Studimi përfshiu 5000 meshkuj të moshës 20-80 vjeç dhe pas analizimit të të dhënave doli se çdo rritje e indeksit të masës trupore mbi nivelin 25 për personat e moshës nën 20 vjeç sjell 10% rritje të rrezikut të vdekjes së parakohshme. Indeksi i masës trupore në vlerën 25 llogaritet si kufi i sipërm i masës ideale trupore.

Ekspertët morën në konsideratë edhe faktorë të tjerë që ndikojnë negativisht si duhanpirja, alkooli dhe stili i jetës./ Gridi Shehu

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?