Mbroni shikimin me këto ushqime!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

eyeKëshillohet të konsumoni sa më shumë fruta të verdha dhe portokalli, perime, vezë dhe acide yndyrore.

Kur është fjala për të mbrojtur vizionin tuaj, ajo që hani mund të ndikojë në atë që shihni. Disa vitamina dhe minerale që gjenden në ushqime të caktuara mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e problemeve të syrit. “Ndërsa nuk ka asnjë provë konkrete, disa studime sugjerojnë se një dietë e pasur në ushqyes të caktuar mund t’ju ndihmojë shumë”, thotë Dr. Ivan Kim, profesor i oftalmologjisë në shkollën mjekësore në Harvard.

Disa dëshmi tregojnë se dieta e pasur me vitamina, antioksidantë dhe minerale (A, C, E dhe zink) mund t’ju ndihmojë në parandalimin e problemeve me retinen. Antioksidantët luftojnë radikalet e lira dhe mbrojnë më së miri retinën nga dëmtimi, shpjegon Dr. Kim. Ai rekomandon disa ushqime të cilat është mirë të konsumohen nëse nuk doni të vuani nga problemet me shikimin në të ardhmen!

Ushqime që përmbajnë lutein:

Brokoli, lakër, zarzavate, misër, vezë, lakër jeshile, nektarina, portokall, papaja, marule, spinaq, kungull.

Ushqime me përmbajtje acide yndyrore, omega 3:

Salmon, sardele, tuna, arra

Vitamina A:

Kajsi, pjepër, karrota, mango, speca të kuq (të papërpunuara), djathë, gjizë, spinaq, patate e ëmbël.

Vitamina C:

Brokoli, lakë, grejpfrut, kivi, portokall, speca të kuq (të papërpunuara), luleshtrydhe.

Vitamina E:

Bajame, brokoli, spinaq, fara luledielli.

Zink:

Bërxolla derri, mish të kuq, kos.

Burimi: health.harvard / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?