Mbushja e dhëmbëve me mërkur, a është e dëmshme për trupin e njeriut!

Një amalgam (mbushje dentare me ngjyrë argjendi) përmban rreth 50 % mërkur.
Në 2013 pati një iniciativë për të ulur përdorimin e mërkurit në mbushjen e dhëmbëve. Përveç kësaj, një rregullore e BE-së në lidhje me përmbajtjen e mërkurit në mbushjen e dhëmbëve është gati të ndalojë përdorimin e amalgamëve për fëmijët nën moshën 15 vjeç dhe tek gratë shtatëzëna apo me gji.

Shumë vende kanë marrë masa mbrojtëse kundër përdorimit të mërkurit dentar, përkatësisht Suedia dhe Norvegjia kanë ndaluar përdorimin e amalgameve dentare, ndërsa Japonia, Hollanda, Italia, Finlanda, Estonia dhe Danimarka kanë kufizuar përdorimin e amalgamës dentare në më pak se pesë përqind të mbushjeve të dhëmbëve.

Por mërkuri ende përdoret në pothuajse dyzet e pesë përqind të mbushjeve të dhëmbëve në të gjithë botën.

Mbushja e tyre me këtë metal mund të sjellë komplikacione dhe të shoqërohet me probleme shëndetësore. Shkencëtarët kanë bërë një lidhje mes amalgamës me sëmundjen e Parkinsonit, sklerozës, sëmundjeve të veshkave, infertilitetin, humbjen e dëgjimit, problemet kardiovaskulare, rënien e imunitetit dhe çrregullimet autoimune.BBC

Postime të ngjashme

Si të 'luftojmë' zakonet e dëmshme me produktet alternative me risk të reduktuar
TFL publikon raportin “NGACMIMI SEKSUAL NE VENDIN E PUNËS, 2023”
Formular Aplikimi
Si ndikojnë temperaturat e larta tek të sëmurët kronikë?
BUTRINTI – Lufta e radhës së qytetit antik  
Ja dieta ideale për parandalimin e sëmundjeve të trurit (Alzhaimer, plakjen e trurit etj)
Ushqimet që nuk duhet të konsumoni, ja përse
Skleroza e shumëfishtë, rreziku shëndetësor i moshave të reja