Më del lëng i zi nga gjiri…

Përshëndetje, jam një nënë 34 vjeçe. Lexoj shpesh artikuj tuaj në “facebook” dhe mendova tju shqetësoj me një problem timin. Në dhjetor 2010 kam lindur një djalë dhe e kam ushyer me gji. Me gjirin e majtë djali ka pirë deri në moshën 9-muajshe, pra shendeti i gjiritnë shtator 2011 e ka lënë. Kurse me të djathtin turp ta them, por ka pirë në formë relaksi jo si ushqim deri në 3 vjeç e gjysmë, pra e ka lënë në gusht 2014. Shqetësimi im është se sot pas kaq shumë kohësh kur kam shtrydhur kokrrat e të dy gjinjve se kisha pak kruarje, me del nga të dy gjinjtë një lëng i errët, pothuajse i zi por pa aromë. Dua të theksoj se kur djali ka lënë gjirin, nuk kam pasur asnjë problem fare. Dhe gjatë kohës nuk kam pasur as kruarje as dhimbje asgjë. Më falni që u zgjata kaq shumë. Por a mund të më thoni pse ndodh kjo? Shpresoj të kem të paktën një përgjigje të shkurtër. Shumë faleminderit!

Përgjigjja nga Vaso Vasili, gjinekolog

Nëse do të dilte qumësht prej gjirit do të thonim që kemi të bëjmë me një çrregullim hormonal. Por meqë zonja thotë që bëhet fjalë për lëng të zi të errët, kjo tregon gjakosje. Në këtë rast duhen parë dy gjëra: Së pari prania e një infeksioni. Nëse përjashtohet infeksioni, atëherë gruaja duhet të bëjë disa ekzaminime të specializuara si mamografia dhe eko-ja e gjirit. Këto kontrolle janë të detyrueshme dhe duhet t’i bëjë sa më shpejt për të eliminuar dyshimet për probleme të mëdha.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare