Me këto 6 ushqime mund të detoksifikoni mëlçinë shpejt!

Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta

melciMëlçia është përgjegjëse për pastrimin e toksinave dhe lëshimin e të gjitha substancave të dëmshme të akumuluara në brendësi të organizmit.

Gjithashtu, të gjitha proceset kimike që ndodhin në organizëm kontrollohen përmes mëlçisë.

Megjithatë, për të siguruar që mëlçia juaj po punon si duhet, një dietë adekuate është e nevojshme. Këto gjashtë ushqime janë thelbësore për mirëfunksionimin e mëlçisë tuaj.

Hudhër:

Krahas përfitimeve të shumta shëndetësore, hudhra është një pastrues i mrekullueshëm për mëlçinë.

Plot me selen dhe arginine, hudhra do të pastrojë enët e gjakut dhe do të rregullojë presionin e gjakut në mëlçi. Hudhra gjithashtu përmban vitamina të rëndësishme të tilla si Vitamina B6 dhe vitaminë C, të dyja bëjnë të mundur detoksifikimin. Pra, sa më shumë hudhër, aq më mirë!

Qitro:

Plot me vitamina C dhe glutatione, qitro është mbrojtës i mirë për mëlçinë.  Duke e ushqyer atë me kimikate të rëndësishme dhe proteina mund të mbani trupin të sigurt nga sëmundjet.

Gjithashtu, ajo i jep mbrojtje të plotë sistemit imunitar.

Perimet:

Të gjitha perimet me gjethe jeshile janë faktori kryesor për mëlçinë e shëndetshme. Perimet janë në gjendje të rregullullojnë nivelet e metaleve dhe të pastrojnë pesticidet dhe kimikatet e ndërtuara në brendësi të organizmit.

Rritja e konsumit të spinaqit dhe çikores, bronkolit, lulelakrës, mund t’ju vijnë shumë në ndihmë.

Avocado

Avokadot janë pastrues shumë të fuqishëm për mëlçinë dhe janë të plot substanca të rëndësishme. Gjithashtu të pasura në glutatione dhe Vitamina C dhe E, avokadot kryejnë një detoksifikim të plotë të mëlçisë dhe mbajnë qelizat e padëmtuara.

Arra:

Arrat përmbjnë arginine amino acide, glutathione dhe acide yndyrore Omega-3, të cilat ulin lirimin e radikaleve të lira dhe ruajnë yndyrnat e shëndetshme  në brendësi të mëlçisë. Këto yndyrna mbajnë strukturën e mëlçisë aktive, të shëndetshme dhe funksionale.

 Shafran i Indisë

Shafran i Indisë është përgjegjës për të parandaluar proceset inflamatore. Ajo gjithashtu nxit rigjenerimin e qelizave të mëlçisë dhe  pastron nga gjurmët e alkoolit dhe toksinat të cilat mund të dëmtojnë këtë organ. Shumica e ushqimeve shkojnë me shafranin e Indisë, kështu që është shumë e rekomanduar të përfshihet në ushqimin tuaj sa më shumë të jetë e mundur.

Burimi: healthyfoodhouse / shëndeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm