Më thuaj çfarë hundë ke, të të tregoj personalitetin!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

noseShpesh, shkencëtarët bëjnë tentativa të ndryshme për të zbuluar më shumë rreth personalitetit të njeriut. Kështu, analizimi me imtësi i ngjyrës së syve, analizimi i duarve, këmbëve, apo dhe grupit të gjakut janë disa mënyra që janë përdorur deri tani për identifikimin e personalitetit të dikujt. Edhe hunda bën pjesë tek pjesë që mund tju vijnë në ndihmë për ditur më shumë  rreth karakterit të dikujt që keni pranë. Ja si e kanë shpjeguar studiuesit!

Hunda e madhe

Personat me një hundë paksa më të madhe nuk pëlqejnë kur u jepen urdhra ose kur duhet të merren me punë të parëndësishme. Ata preferojnë që ta shohin imazhin më të gjerë të jetës dhe të punojnë në mënyrë individuale. Nganjëherë kanë problem me egon e tyre.

Hunda e vogël

Individët me hundë të vogël funksionojnë shumë mirë në grupe. Edhe pse temperamenti i tyre i ashpër mund t’i çojë të tjerët në frustrime. Nuk u pengon përsëritja e punëve ose obligimeve të njëjta, janë spontane dhe kanë një imagjinatë shumë kreative.

Hunda e gjatë

Sa më e gjatë të jetë hunda, aq më e mirë është ndjenja për biznes, ndërsa ambiciet janë edhe më të mëdha. Këta njerëz janë shumë të pavarur, nuk e kanë problem vetminë dhe të punojnë vetëm, si dhe kanë karakteristika, të cilat i bëjnë udhëheqës të shkëlqyer.

Hunda e shkurtër

Meshkujt me hundë të shkurtër janë besnike dhe këmbëngulëse. Kanë një natyrë të butë dhe emocionale, kështu që të tjerët preferojnë të kalojnë kohë me ta. Por, shpesh ndodh edhe të shfrytëzohen nga njerëzit arrogantë.

Hunda e shtypur

Këta njerëz janë shumë inteligjente dhe kanë një personalitet shumë optimist. Nga natyra janë të kujdesshëm dhe preferojnë t’u vijnë në ndihmë të tjerëve.

Hunda e gjerë

Personat që kanë hundë të gjerë janë novatore dhe mendimtare, kureshtare dhe me mendje të hapur. Kanë shpirt shprehës dhe shprehen lehtë, por nganjëherë dinë të bëhen tepër emocionalë.

Burimi: Glamur.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave