Më thuaj formën e vetullës, të të them tiparet e karakterit dhe personalitetit tënd

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Sipas Jean Haner, një ekspert i “leximit të fytyrës” vetullat zbulojnë më shumë seç mund ta imagjinonit për personalitetin dhe karakterin tuaj, përfshirë këtu nivelin e besimit, motivimin dhe aftësitë organizative.

forme vetullashVetullat e lakuara: njerëzit me vetulla të lakuara konsiderohen perfeksionistë. Kanë përceptim vizual të fortë sepse i vënë re shumë detajet.

Vetullat me kënd: konsiderohen si dinakë dhe të talentuar në të njëjtën kohë. Janë të organizuar dhe kanë veti krijuese.

Vetullat e drejta: janë njerëz me këmbë në tokë. Çdo vendim e marrin me qetësi dhe kurajo.

Vetullat e drejta që marrin një lakim të vogël nga fundi: njerëzit me këtë formë vetullash janë jashtëzakonisht të qetë dhe e çojnë çdo detyrë deri në fund.

Vetullat me një kurbë rritëse: janë ambiciozë dhe pëlqejnë pozicionet udhëheqëse. Janë shumë punëtorë dhe çdo veprim që kryejnë e marrin me përgjegjshmëri./ Burimi: Spark People

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve