Mendoni se këto mënyra ju mbrojnë nga bakteret dhe viruset?! Ja e vërteta

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Shumica e njerëzve besojnë se tualeti është vendi më i pisët në shtëpi dhe  për këtë gjejnë metoda alternative për të shpëtuar nga viruset dhe bakteret. Në fakt jo vetëm tualeti përmban baktere dhe viruse, kuzhina mund të mbajë gjithashtu. Ja disa nga mënyrat që ju i mendoni të efektshme për t’u mbrojtur nga bakteret, por në fakt nuk është kështu:

lavatory pan with toilet paper

Mbajtja e frymës kur dikush teshtin: kjo gjë nuk është aspak efektive, nëse ju nuk jeni në gjendje ta mbani frymën për një kohë të gjatë. Ju mund të shpëtoni nga bakteret e teshtimës nëse e mbani frymën gjatë dhe largoheni nga ai person për disa sekonda. Bakteret e teshtimës mund të përhapen edhe disa hapa larg.

Nëse ndani gotën me dikë, mos e fshini: kjo mënyrë mund t’ju ndihmoni të hiqni shumicën e sekrecioneve të gojës së tjetrit, por bakteret jo.

Përdorimi i dorezave për pastrimin e makinerive të ndryshme: në këto raste bakteret mund të ngjiten në doreza dhe për pasojë mund të transferohen në lëkurë. Megjithatë, pasi të keni përdorur doreza shpëlajini mirë duart dhe lërini dorezat në një vend të thatë.

Mbulimi i tualetit me letër higjenike: shumë njerëz kanë tendencën të mbulojnë tualetin me letër higjenike përpara se ta përdorin atë. Në fakt kjo mënyrë nuk është e thënë se funksionon! Pas përdorimit të tualetit është e rekomanduar të shmangni prekjen e syve, hundës apo pjesëve të tjera të trupit dhe të lani duart menjëherë pasi ta keni përdorur atë.

http://www.healthyfoodteam.com/4-wrong-ways-protect-bacteria/

Postime të ngjashme

VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin