Mëngjes apo darkë? Koha më e mirë për t’u larë është…

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Është koha për t’u larë: Pëlqeni të laheni në mëngjes apo në darkë?

Koha kur laheni mund të jetë një zgjedhje personale, megjithatë shkenca e vlerëson atë të rëndësishme për përfitimet që sjellin si njëra ashtu edhe tjetra.dush

Ja çfarë mendon lektorja  Shelley Carson, nga Universiteti i Harvardit, në lidhje me këtë çështje:

Dushi në mëngjes

Dushi në mëngjes ka një efekt meditativ tek njerëzit, pasi u jep atyre mundësi të relaksoheni dhe të zgjoheni. Kjo gjendje mendore mund të rrisë kreativitetin, sipas lektores Shelley Carson.

Larja në mëngjes është e këshillueshme për ata njerëz që kanë punë stresuese dhe e kanë të vështirë të punojnë, apo të jenë kreativë nën presion.

“Nëse po përballeni me një problem që kërkon kreativitet, dhe nuk keni gjetur akoma zgjidhje, edhe pse po punoni fort, atëherë duhet të bëni një dush më parë,” rekomandon Shelley.

Dushi në mbrëmje

Edhe dushi në mbrëmje ka avantazhet e veta, sidomos për njerëzit që e kanë të vështirë të marrin veten nga dita ose ata që kanë probleme me gjumin.
Studimi tregon se dushi në mbrëmje para se të flini ndihmon njerëzit që e kanë të vështirë të pushojnë, pas ul nivelin e kortizonit të lidhur me stresin. Ai rregullon temperaturën e trupit dhe ka treguar se gjumi të zë më lehtë.

Dushi në mbrëmje gjithashtu ndihmon për mbajtjen pastër të lëkurës, largimin e papastërtive dhe ndotjeve të mbledhura gjatë ditës.

Prandaj, ashtu si çdo gjë në jetë, koha më e mirë për t’u larë është… varet nga ju.

Burimi: Today / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?