Mënyra e vetme për të pasur një bel të hollë është të konsumoni këto ushqime

Nëse dëshironi që barku juaj të ndihet më i sheshtë dhe beli juaj më i hollë, zgjidhni ushqime që do t’ju ndihmojnë të zvogëloni fryrjen në stomak, të tilla si frutat dhe perimet e pasura me ujë, thonë ekspertët. Këto ushqime do t’ju ndihmojnë të mbani belin tuaj të hollë duke shmangur fryrjen dhe duke forcuar metabolizmin:

Kastraveci: Kastraveci përmban fibër, proteinë, kalcium, si dhe vitaminat A, B12, B6, C dhe D, gjithashtu përmban antioksidant flavonoid quercetin i cili redukton fryrjen.

Thjerrëzat: Janë të mbushura me proteina dhe fibra të cilat rrisin ngopjen.

Bananet: Bananet janë të pasura me një karbohidrat të shëndetshëm që trupi e tret ngadalë, gjë që ju mban të ngopur më gjatë.

Papaja: Ka shumë arsye për ta dashur këtë frut tropikal me ngjyra të ndezura, i cili është një burim i pasur i vitaminave A, C, E dhe. Papaja ndihmon sistemin të tresë ushqimin më shpejtë duke parandaluar fryrjen e barkut.

Drithërat: Drithërat integrale ndihmojnë tretjen dhe shtojnë ngopjen.

Asparagu: Asparagu ka kalori t pakta, por i pasur me lëndë ushqyese. Përfitimet shëndetësore të asparagut përfshijnë shëndet më të mirë të tretjes si dhe ndihmon për të humbur peshë.

Kosi: Ashtu si asparagu, kosi është i shkëlqyeshëm për zorrët: përmban substanca të dobishme, të cilat ndihmojnë në balancimin e mikroflorës dhe parandalojnë fryrjen. Konsumimi i kosit mund të rrisë gjithashtu ndjenjën e ngopjes, falë 17 gramëve proteina për porcion (që është pothuajse tre herë më shumë se sa në një vezë).

Xhinxheri: Falë përbërësve që ndihmojnë në tretjen e ushqimit përmes traktit gastrointestinal, xhinxheri është përdorur për shekuj si një ilaç natyral për të trajtuar fryrjen.

Avokadoja: Është e pasur me fibra, kalium, magnez, zink, mangan dhe fosforit. Ajo  parandalon kapsllëkun, shkakton një ndjenjë të menjëhershme të ngopjes, është një antiinflamator dhe antioksidant natyral e pasur me omega 3, duke ndihmuar në trajtimin e fryrjes së barkut./ Healthline

 

 

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët