Mënyra efektive natyrale për të trajtuar infeksionet fungale të thonjve të këmbëve

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Shumë njerëz preken nga infeksionet fungale dhe kërpudhat e thonjve të këmbës. Infeksionet fungale të këmbëve kërkojnë një kohë të gjatë për t’u trajtuar dhe nëse nuk trajtohen siç duhet mund të rishfaqen.

Ja disa mënyra alternative që ju ndihmojnë të trajtoni infeksionet fungale përmes mënyrave natyrale:

kerpudha te thonjveUthull molle musht: ka veti të fuqishme anti-fungale dhe është një nga përbërësit më të mirë natyral që trajton kërpudhat dhe infeksionet e ndryshme. Bëni një pastë me 2 lugë miell orizi dhe 2 lugë uthull molle musht. Vendoseni pastën në thonj dhe fërkojini me një furçë të vogël. Përsëriteni këtë metodë çdo ditë.

Sodë buke: është një tjetër antibiotik i fuqishëm që trajton infeksionet fungale. Soda e bukës përveç se trajton kërpudhat e thonjve, parandalon rishfaqjen e tyre gjithashtu. Bëni një pastë me dy lugë sodë buke dhe 3 lugë ujë të ngrohtë. Vendoseni pastën e krijuar në thonj dhe fërkojini me një furçë të vogël. Përsëriteni këtë metodë çdo ditë.

Pritini thonjtë me kujdes në mënyrë që të rigjenerohen thonjtë e ri.

Lyejni thonjë çdo natë me vaj kokosi, vaj ulliri ose vaj esencial rigoni.

Tregoni kujdes të veçantë për higjenën e këmbëve.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha