Mënyra më e mirë natyrale për të qetsuar dhimbjet sinusite

Sinusiti është një inflamacion i mukozës së sinuseve paranazale, ku hunda dhe sinuset janë të pezmatuara, gjë e cila pengon nxjerrjen normale të mukusit. Në këtë gjendje shtohet prodhimi i mukusit si dhe trashet mukoza që vesh këto kavitete. Shkaktarët më të shpeshtë të këtij pezmatimi janë viruset apo bakteret që infektojnë kavitetin e sinusit. Sinusiti shkakton dhimbje të mëdha që prekin pjesën qëndrore të kokës. Këto dhimbje ndikojnë në aktivitetin e përditshëm dhe ndryshojnë fortësinë e trye në varësi të fazës sinusite që ndodheni.

Shkaqet më të zakonshëm të sinusitit janë:

bakteret: Streptococcus pneumoniae, Haemophylus influenzae, Moraxella catarrhalis

viruset: rinoviruset, adenoviruset, viruset e influencës dhe parainfluencës, viruset syncytiale të frymëmarrjes

infeksionet fungale/myku: zakonisht tel pacientët me diabet dhe pacientët me mungesë të imunitetit

Ja një mënyrë natyrale që lehtëson dhimbjet dhe redukton mukusin e tepërt të mbledhur:

Përbërësit: 1 rrënjë xhenxhefili dhe 1 litër ujë.

Përgatitja: Valoni për disa minuta ujin sëbashku me xhenxhefilin. Pasi të ketë valuar hidheni ujin në një legen. Vendoseni kokën para legenit dhe mbulojeni me peshqir. Thithni për disa minuta avullin që nxjerr uji i xhenxhefilit. Mund të bëni disa sekonda pushim. Përsëriteni këtë metodë çdo natë para gjumit./Health Digezt

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve