Mënyra më e mirë për të lënë duhanin, sipas shkencës

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shumica e njerëzve e dinë se duhani është tepër i dëmshëm dhe shkakton sëmundje të ndryshme, por e kanë të vështirë që të heqin dorë nga ky ves i keq. Kërkuesit shkencorë kanë kohë që mundohen të gjejnë një zgjidhje për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin. Shpesh ata kanë ardhur me dy zgjidhje: T’i japësh fund menjëherë ose gradualisht. Por cila është alternativa më e mirë?duhan

Shumë njerëz mendojnë se mënyra e duhur për të lënë duhanin është të ulin numrin e cigareve që pinë para se ta lënë fare,” thotë Nicola Lindson-Hawley, profesoreshë tek Universiteti i Oksfordit, e cila ka drejtuar studimin e ri të publikuar tek revista “Annals of Internal Medicine”.

Por, studimi i fundit sugjeron të kundërtën: mënyra më e mirë për të lënë duhanin është të hiqni dorë menjëherë prej tij.

Lindson-Hawley dhe kolegët e saj monitoruan rreth 770 njerëz në Britani të cilët pinin të paktën 15 cigare në ditë, por kishin në plan që ta linin. Atyre iu caktua një datë për të lënë duhanin pas dy javësh. Një grup filloi ta bënte këtë gjë duke eliminuar pak nga pak çdo ditë, ndërsa një grup tjetër vazhdoi ta konsumonte normalisht. Gjatë kësaj kohe ata merrnin konsulta mbi dëmet që i sjell duhani shëndetit dhe si mund ta zëvendësojnë atë me ushqime të tjera.

Pas 4 javësh, 49% e atyre që i dhanë fund menjëherë, nuk kishin konsumuar ende cigare, ndërsa nga grupi tjetër ishin vetëm 39%. Pas gjashtë muajsh, tek grupi i parë ishin 22% që e kishin lënë duhanin, ndërsa tek grupi tjetër ishin vetëm 15%.

Sipas profesoreshës Lindson-Hawley, edhe pse njerëzit preferonin më shumë që ta linin duhanin gradualisht, mënyra e heqjes dorë menjëherë nga duhani rezultoi më e suksesshme.

Burimi: Time.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet